New Partners Alert!
Më shumë opsione për të gjithë studentët shqiptarë që duan të vazhdojnë studimet e tyre në Angli dhe Amerikë nëpërmjet StudyCare.
Lexo më shumëPër çdo sugjerim dhe vlerësim mos nguroni të na kontaktoni. Jeni të lirë të lini idetë tuaja mbi çfarë mendoni se duhet të përmiresohet.
Studioni nëpërmjet StudyCare në vendet lider mbi cilësinë e Universiteteve siç janë: Mbretëria e Bashkuar, SHBA, Hollandë, Kanada, Zvicër etj.
Zyra jonë ofron sherbime 100% falas në çdo hap të rrugëtimit tuaj drejt universiteteve më të mira në botë.
Ne jemi një agjensi konsulence dhe shërbimesh, e fokusuar te studentët dhe nxënësit shqiptarë të cilët deshirojnë dhe zgjedhin të studiojnë jashtë vendit. Prej një viti të vendosur në Tirane, zyra jonë është filiali i një rrjeti zyrash konsulence të konsoliduara prej 10 vjetësh tashmë në vende si Azer-baixhani, Ukraina, Gjeorgjia dhe Kazakistani. Me një objektiv të qartë dhe frymëzues, StudyCare është e vendosur të beje më të lehtë çdo hap për të gjithë studentët shqiptarë, qëllimi i të cilëve është të studiojnë dhe të krijojnë një karrierë akademike në vendet më të zhvilluara të botës.
Shiko më shumëVlerësimi i aftësive tona ka ardhur nga klientët tanë të mëparshëm me anë të një sondazhi të zhvilluar në Dhjetor 2018.
Asistencë akademike gjatë aplikimit. Aplikim i cili kryhet nga stafi ynë. Çdo student përditësohet mbi çdo gjë që ndodh me aplikimin.
Konsulenca akademike, ku çdo studenti i bëhen të ditur universitetet, i shfaqen mundësitë më të mira dhe programet më të vlefshme për të.
Asistence në procesin e vizës. Aplikimi kryhet nga agjentët tanë në praninë e studentit dhe çdo hap i procesit trajtohet me profesionalizëm.
Unë dua të shpreh vlerësimin tim dhe sinqerisht ju falënderoj për shërbimin që më ofruat. Momentalisht studioj në Northeastern University dhe kjo është rezultat i ndihmës tuaj. Ju jam mirënjohës. Duhet të përmendet se cilësia e shërbimit është shumë e lartë, unë padyshim do t'i rekomandoja të gjithëve të vizitojnë agjensinë StudyCare, sepse jam i sigurt që nuk do të mbeten të zhgënjyer.
Unë kisha për të bërë një zgjedhje midis dy programeve Masters të veçantë. Tek StudyCare, më dhanë informacion të plotë rreth universiteteve të ndryshme dhe programeve universitare. Dëshiroj të falënderoj ekipin e tyre të kualifikuar për ndihmën. Ju rekomandoj që të ndiqni StudyCare për këshillim, për të siguruar informacion mbi universitetet udhëheqëse në botë.
Dua të falenderoj StudyCare për durimin dhe fleksibilitetin në zgjidhjen e situatës time personale. Unë isha e pasigurt në vendimin tim për rrugëtimin që duhet të merrja me studimin post-Bachelor. Falë ndihmës të StudyCare arrita të bëj zgjedhjen e duhur pa humbur kohë. Pasi u qartësova për mundësitë që më ofroheshin, zgjedhja ishte shumë e lehtë.
Fillimisht isha shumë i qartë se çfarë programi do të studioja gjatë Masterit por se ku, ishte akoma mister për mua. Një nga gjërat që vlerësoj më shumë nga StudyCare është konsulenca e tyre mbi cili ishte universiteti i duhur për mua dhe për të ardhmen time. I gjithë aplikimi shkoi më mirë se çe prisja dhe tashmë studioj në Londër dhe falë parapërgatitjes se çfare ambienti më priste, gjithçka po shkon si duhet.
Pasi mbarova bachelorin dhe masterin për kontabiliteti dhe financë në Shqipëri, nuk ndihesha i plotësuar akademikisht, prandaj dhe doja të studioja jashtë. Gjithsesi, nuk kisha informacionin e duhur për shkollën dhe procedurat. Këtu hyri StudyCare, që më ndihmoi në përzgjedhjen e universitetit dhe të gjithë procedurat. Unë do ja sugjeroja të gjithëve, pasi janë plotësisht pa pagesë dhe bëjnë një punë të shkëlqyer.
Sapo kam filluar studimet Bachelor në University of Illinois at Chicago për arkitekturë. Jam shumë e lumtur që zgjodha StudyCare për të më udhëzuar në këtë hap kaq të rëndësishëm të jetës, pasi prej tyre mora orientimin e duhur dhe mbështetje gjatë gjithë procesit të aplikimit.
Nje falenderim i vecante per StudyCare per konsulencen e ofruar per te zgjedhur rrugen e duhur e te ardhmes time. Fale ndihmes se tyre arrita te zgjedh nje universitet fantastik sic eshte LSU. Nese vertet deshironi te studioni jashte vendit ju sugjeroj te konsultoheni pa pagese nga stafi i mrekullueshem i StudyCare qe kryen nje pune ne menyre krejtesisht profesionale.
Më shumë opsione për të gjithë studentët shqiptarë që duan të vazhdojnë studimet e tyre në Angli dhe Amerikë nëpërmjet StudyCare.
Lexo më shumëEU Business School është një universitet i fokusuar tek programet e biznesit, që ka mision të përgatisë studentët e tij për tu bërë pjesë e arenës së biznesit global dhe për ta përmirësuar atë.
Lexo më shumëNxitoni te aplikoni per sezonin shkollor Janar 2021, pasi numri i vendeve te lira do te jete i kufizuar!
Lexo më shumë