Ne jemi një agjensi konsulence dhe shërbimesh, e fokusuar te studentët dhe nxënësit shqiptarë të cilët deshirojnë dhe zgjedhin të studiojnë jashtë vendit. Prej një viti të vendosur në Tirane, zyra jonë është filiali i një rrjeti zyrash konsulence të konsoliduara prej 10 vjetësh tashmë në vende si Azer-baixhani, Ukraina, Gjeorgjia dhe Kazakistani. Me një objektiv të qartë dhe frymëzues, StudyCare është e vendosur të beje më të lehtë çdo hap për të gjithë studentët shqiptarë, qëllimi i të cilëve është të studiojnë dhe të krijojnë një karrierë akademike në vendet më të zhvilluara të botës.
Eksperiencë 10-vjecare në industrinë e edukimit dhe njohje të detajuar të sistemeve të arsimit në vendet që përfaqesojmë.
Me një staf të përkushtuar në sigurimin e çdo informacioni të rëndësishëm për të gjithë studentët.
Partneritete me mbi 200 universitete dhe kolegje të cilat ofrojnë një përgatitje akademike të shkëlqyer.
Suport i vazhdueshëm gjatë studimeve e deri në diplomimin e studentëve.
Shërbimet tona janë të gjitha falas.