Loading...

shape shape shape shape

FAQ

FAQ

Pyetjet e bëra më shpesh

Universitetet që përfaqëson Study Care kanë këto çmime mesatare: Në Europë, një vit studimi kushton mesatarisht 10 mijë euro, në Amerikë 20 mijë dollarë dhe në Angli 12 mijë paund.

Për studentët me mesatare të ulët dhe me nivel jo të mirë të gjuhës angleze, rekomandohet ndjekja e një viti parapërgatitor, i njohur si Foundation Year, para programit Bachelor. Ky vit i ndihmon të rrisin mesataren, nivelin e anglishtes dhe rrjedhimisht, shanset e pranimit në universitet. Edhe për sa i përket nivelit Master, rekomandohet një vit Pre Master.

Është më e rëndësishmja. Varet nga universiteti, por normalisht kërkohet një mesatare rreth 7.5.

Tre më të rëndësishmit janë mesatarja, niveli i anglishtes dhe buxheti.

Study Care, si agjenci studimi, ka bashkëpunime me një sërë universitetesh dhe në bazë të kontratave me ta nuk u lejohet të paguhen nga studentët.

Shërbimet e Study Care janë falas.

Mënyra më e mirë për t’u informuar mbi mundësitë që keni është përmes zyrës së StudyCare, tek Rruga Abdyl Frasheri, Vesa Business Center, kati 3

Arsimi është ndër të paktat gjëra që nuk zhvlerësohet kurrë. Aq më tepër kur bëhet fjalë për universitetet më të mira në Europë e Amerikën e Veriut. Studentët që studiojnë jashtë vendit janë profesionistë më të zotë në fushën e tyre dhe më të arrirë në karrierat personale. Në fjalë të tjera, një universitet i mirë është një e ardhme e sigurt.

Mund të akomodoheni në kampusin e universitetit ku jeni pranuar si student, te një i afërm ose jashtë kampusit. Study Care ju paraqet të gjitha mundësitë që keni dhe ju zgjidhni atë që ju përshtatet më së shumti.

Për të aplikuar në universitetet angleze nevojitet pasaporta, lista e notave e përkthyer dhe e noterizuar, certifikimi IELTS, një letër motivimi, dy referenca (akademike ose profesionale) dhe një CV. Për të aplikuar në një universitet amerikan nevojitet pasaporta, lista e notave e përkthyer dhe e noterizuar, certifikimi IELTS/TOEFL/Duolingo, një letër motivimi, dy referenca (akademike ose profesionale), CV dhe në varësi të universiteti provimi SAT.

Studentët ndërkombëtarë mund të punojnë 20 orë në javë, pra një punë me kohë të pjesshme. Me të ardhurat e fituara, një student mund të mbulojë të paktën të ushqyerit.

Jo, është praktikisht e pamundur.

Universitetet në Amerikë ofrojnë bursa maksimumi 50% të tarifës së studimit, ndërsa në Angli 25%. Nëse bëhet fjalë për Master, vlera e bursës është edhe më e ulët.

Nëse vendosni të aplikoni përmes Study Care, ata ju ndihmojnë edhe me aplikimin për bursën që ju takon. Madje, falë tyre jua aprovojnë. Sidoqoftë duhet patur parasysh se mesatarja duhet të jetë mbi 9 dhe niveli i anglishtes B2 ose B2+.

bg

Na kontaktoni për të gjitha pyetjet tuaja