Loading...

shape shape shape shape

Studimi Universitar në SHBA

Studimi Universitar në SHBA

njArsyeja kryesore e studentëve për shkollimin universitar në USA është larmishmëria e opsioneve, arsimi cilësor etj. Studimi në një universitet në SHBA ju ofron të gjitha mundësitë në mënyrë që t’i lini mëanë shqetësimet e juaj për të ardhmen dhe të përqendroheni plotësisht në arsimimin dhe jetën tuaj. Ekzistojnë opsione të ndryshme për t’u arsimuar në ëndrrat e shumë studentëve, SHBA.  

Bachelor në USA zgjat 4 vite dhe Master zgjat 2 vite. Dy provimet kryesore për pranim janë SAT dhe TOEFL, po ashtu rol kryesor luan dhe mesatarja qe keni në gjimnaz. Nëse niveli i anglishtes suaj nuk është në nivelin që ju kërkohet nga kushtet e shkolles atëherë opsioni tjetër është të bëni një vit para përgaditor.

Kushtet për të Studiuar në SHBA 

Ka një sërë kushtesh dhe dokumentesh që duhen plotësuar në mënyrë që të studioni në SHBA. Procesi paraprak për të studiuar në një universitet në SHBA mund të ndryshojë në varësi të universitetit dhe shtetit ku do të aplikoni. Më poshtë janë kushtet për të studiuar në një universitet në SHBA.

 

  • Diploma e Shkollës së Mesme,
  • Transkriptet,
  • CV,
  • Rezultatet e provimit të IELTS ose TOEFL,
  • Letra reference,
  • Tarifa e Aplikimit,
  • Licenca ose dokumente të ngjashme për departamentet e Arteve dhe Sporteve, 
  • Duhet të dorëzohen Dokumentet e Sigurimit Shëndetësor dhe Dentar. 


Viza Studentore për të Studiuar në SHBA

Nëse dëshironi të merrni një arsimim universitar në SHBA, ju duhet të keni një vizë studentore të përditësuar. Për një arsimim universitar, çdo student duhet të ketë një vizë studentore F1 të SHBA.

Në mënyrë që të merrni një përgjigje pozitive për aplikimin e një vize studentore në SHBA, është e detyrueshme të përgatitni dokumentet e nevojshme me kujdes dhe plotësisht për vizën.  Aplikimet për vizë studentore në SHBA marrin përgjigje përafërsisht në 1 javë. Më poshtë janë dokumentet që duhet të përgatisni kur aplikoni për vizë studentore.

 

  • Një pasaportë që do të mbetet e vlefshme gjatë gjithë shkollimit tuaj,
  • Dokumentet e gjendjes tuaj financiare,
  • Tarifa e aplikimit për vizë,
  • Letra e pranimit nga universiteti që do të studioni,
  • Dokumentet që ndërlidhen me arsimimin tuaj,
  • Diplomë dhe çertifikatë studenti,
  • Pasqyra e llogarisë bankare,
  • Çertifikata e Lindjes,
  • Foto biometrike,
  • Rezultatet e provimit që vërtetojnë aftësitë gjuhësore (TOEFL, SAT, GRE, GMAT)

*I put Bachelor and Community College in Brackets because the literal translation of college education and undergraduate education might get confusing for Albanian readers, as we too use or say (in English) Bachelor and Community College when we refer to a 4-year, or 2-year education. 

 

bg

Na kontaktoni për të gjitha pyetjet tuaja