Loading...

shape shape shape shape

Summer School Event

Studycare

Vendndodhja e eventit

27 mars 2020

Data e eventit

12:00

Koha e eventit

18:00

Koha e përfundimit të eventit
Summer School Event

Ky event ka për qëllim të njoh prindërit me programet e universiteteve për një verë ndryshe për fëmijët e tyre!

Çfarë është shkolla verore?

Një shkollë verore është një formë arsimore e siguruar nga universitetet dhe kolegjet ndërkombëtare gjatë pushimeve verore, me kurse zakonisht zgjasin një deri në tetë javë. Studentët përfshihen në klasa intensive me kohë të plotë, të lidhura me një lëndë të zgjedhur dhe kanë mundësinë të marrin pjesë në aktivitete jashtëshkollore, të krijuara për të inkurajuar socializimin dhe stimuluar vetëdijen kulturore.

Disa studentë ndërkombëtarë shkojnë në shkolla verore për të praktikuar aftësitë e tyre gjuhësore, disa duan të mësojnë më shumë rreth lëndëve për të cilat interesohen, dhe të tjerët dëshirojnë të testojnë se si u pëlqen një fushë interesi krejtësisht e re. Universitetet shpesh ofrojnë mundësi të ndryshme të kurseve të verës, në mënyrë që të gjithë të zgjedhin diçka që do ta bëjë verën e tyre të paharrueshme.

Përfitimet kryesore të regjistrimi në një shkollë verore jashtë vendit:

  • Zhvilloni aftësi gjuhësore
  • Është e orientuar drejt edukimit që ju dëshironi në të ardhmen
  • Ndihmojnë gjatë aplikimeve për universitet
  • Studioni në një qytet të famshëm ndërkombëtar
  • Bëni njohje të reja dhe kënaqeni shumë

 

Universitetet tona qê ofrojnë programet e summer school ndodhen në:

  • Zvicër
  • Spanjë
  • Hollandë
  • Mbretëria e Bashkuar
  • SH.B.A

 

Regjistrimet fillojnë nga mosha 14 vjeç. 

Ditën e Premte dhe të Shtunë, datat 27-28 Mars, nga ora 12:00-18:00, pranë zyrës tonë do të zhvillohet Open Door Day, ku do të keni mundësinë të informoheni lidhur me opsionet dhe programet që universitetet ofrojnë në lidhje me shkollat verore. Gjatë këtij eventi do të keni mundësinë të informoheni lidhur me universitetin, kriteret e pranimit, tarifat si dhe mundësitë e mëtejshme për studimet e larta

 

Workshop

Workshop-e interaktive të mbushura me aktivitete të cilat drejtohen nga ekspert të fushës.

Leksione

Leksione motivuese dhe informuese të cilat kontribuojnë në vazhdimin e mëtejshëm të studimeve të larta.

Udhëtime

Ekskursione dhe udhëtime një ditore edukative dhe argëtuese.

Aktivitete

Një varietet aktivitetesh për të rritur angazhimin social.

Vendndodhja e eventit

{"lat":"","long":""}
bg

Na kontaktoni për të gjitha pyetjet tuaja