Loading...

shape shape shape shape

Alketa Vejsiu x StudyCare

The Plaza Tirana

Vendndodhja e eventit

9 dhjetor 2021

Data e eventit

18:00

Koha e eventit

20:00

Koha e përfundimit të eventit
Alketa Vejsiu x StudyCare

Në datë 09/12/2021, tek The Plaza Tirana, gjatë fashës kohore 18:00 - 20:00, zhvillohet një event informativ i mundësuar nga StudyCare për çdo prind apo student i cili interesohet të mësojë më shumë mbi studimet e kolegjit ose gjimnazit në Mbretërinë e Bashkuar. Trajnimi do të mbahet nga Alketa Vejsiu dhe Ilva Gjuzi. 

Alketa Vejsiu është një ndër personazhet televizive më të dashur Shqiptarë. Ajo njihet si një producente, këngëtare dhe prezantuese e suksesshme. Alketa menaxhon biznesin e saj “Class by Alketa Vejsiu”, një kompani e cila merret me planifikim, arredim eventesh si dhe me revistën online dixhitale “Class”. Alketa është diplomuar në Universitetin e Tiranës për Administrim Biznesi dhe ka qenë pjesë e programit “Emerging Leaders” në Harvard Business School.

Ilva Gjuzi ka ndjekur studimet parauniversitare A-levels në kolegjin St. Andrews në qytetin e Cambridge-it dhe me pas është pranuar në Universitetin e Cambridge, përkatësisht Christ’s College, për të ndjekur studimet në Departamentin e Arkitekturës. 
Pas përfundimit të studimeve Ilva është kthyer në Shqipëri ku është angazhuar në një sërë projektesh dhe pozicionesh në institucione të nivelit qendror. Aktualisht, vepron si eksperte e jashtme për Strategjitë e Bashkimit Europian në rajon si dhe është e angazhuar në sipërmarrje private në sektrorin e ndërtimit dhe turizmit.

Trajnimi do të fokusohet në disa pika:

  • Eksperienca personale nga Alketa Vejsiu dhe Ilva Gjuzi
  • Si të zgjidhni kolegjin ose gjimnazin e duhur për fëmijën tuaj
  • Si të zgjidhni programin e duhur - A Levels/ Fast track A Levels/ Foundation Year
  • Procesi I aplikimit dhe i vizës

Pjesëmarrja është pa pagesë!

Vendndodhja e eventit

{"lat":"","long":""}
bg

Na kontaktoni për të gjitha pyetjet tuaja